Google ADS

Xhudistja Arbresha Rexhepi, eliminohet nga britanikja Çellsi

14:12 | 25 Korrik 2021
KRG

Përfaqësuesja e Maqedonisë në xhudo në Lojrat Olimpike në Tokio, Arbresha Rexhepi, mbylli garat në raundin e parë të eliminatoreve olimpike. Rexhepi u mund nga britanikja Zhill Çellsi, me ipon ose ndërprerje të garës. Rexhepi ishte përfaqësuesja e tretë e Maqedonisë në “Tokio 2020”, pasi që ditë më parë mbyllën garat Borjan Brankovski me gjuajtje me pistoletë dhe notuesi Filip Derkoski.

Derkoski regjistroi kohën më të mirë personale në këtë vit, ose 76 të qindta më shpejtë se koha që është paraqitur për garat në Tokio 2020, mirëpo kjo ishte e mjaftueshme vetëm për pozitën e fundit në grupin eliminator.

Ndërkohë Brankovski, nuk siguroi kualifkimin në finale të garës të gjuajtjes me pistoletë ajrore në 10 metra, duke u ndalur në vendin e 20-të, por duke siguruar rekord të ri shtetëror me 573 rrethe./ALSAT-M/

 

Të ngjashme