Është hedhur sot shorti për Kampionatin Botëror të xhudos “Baku 2018”, që do të mbahet në Baku të Azerbajxhanit, prej nesër (e premte) deri më 27 shtator.
Kombëtarja e Kosovës përfaqësohet me katër garues: Akil Gjakova (-73 kilogramë), Distria Krasniqi (-48 kilogramë), Nora Gjakova (-57 kilogramë) dhe Loriana Kuka (-78 kilogramë).
Majlinda Kelmendi pushon për shkak të rikuperimit të lëndimit. Është kjo gara më e fortë dhe më e rëndësishmja e xhudos për vitin 2018.
Bazuar në shortin e hedhur sot, Distria Krasniqi ishte e pafat, pasi në raundin e dytë do të përballet me ukrainasen, Daria Bilodid, e cila po e dominon kategorinë -48 kg.
Bilodid e mposhti herën e kaluar Krasniqin në Grand Slamin e Zagrebit, duke fituar më pas medaljen e artë. Në rrethin e parë Distria takohet me Jacqueline Solis të Guatemalës.
Kampionia e Evropës, Nora Gjakova, raundin e parë e kalon pa luftë, ndërsa më pas pret fituesen e çiftit: Soumiya Iraoui (Maroko) – Abzetta Dabonne (Bregu i Fildishtë).
Edhe Loriana Kuka raundin e parë e kalon pa luftë, ndërsa në të dytën takohet me sllovenen e njohur për të, Klara Apotekar, të cilën e kishte mposhtur në evropianin “Tel Aviv 2018”.
Akil Gjakova që po kalon formë të mirë, misionin e tij në botëror e nis nga raundi i dytë, ku për kundërshtar ka Magner Mendes të Bregut të Fildishtë.
Përzgjedhësi i Kosovës, Driton Kuka, thekson se gara është jashtëzakonisht e fortë. “Çdo plasman në tetë të parët do të jetë sukses i madh, e medalja do të ishte sukses i jashtëzakonshëm”, tha trajneri Driton Kuka për sajtin zyrtar të Komitetit Olimpik të Kosovës, “noc-kosovo.org”.
“Shorti është goxha i vështirë, s’dua të flas në detaje, por realisht në grupe secili ka garues të fortë dhe të papërshtatshëm. Distria nesër starton kundër garueses që sivjet është larg më e mira në 48 kg, që është duke e dominuar botën në këtë kategori, ukrainasja Bilodid, por ta shohim. Edhe ne jemi përgatitur për këtë garuese, nëse strategjia jonë do të jetësohet në tatami, kemi gjasa, por ta shohim”, shtoi Kuka.
Distria garon nesër (e premte), kurse të shtunën Akil e Nora Gjakova. Loriana do të dalë në tatami të martën.
Komiteti Olimpik i Kosovës iu uron fat dhe suksese garuesve tanë, për të cilët çdo sukses do të sillte pikë për normën Olimpike Tokyo 2020.
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...