Google ADS

Xhiroja e katërt në Ligë të Kampionëve, rezultat e ndeshjeve të sotme

22:49 | 1 Nëntor 2017
Arbresh Info

Ndeshjet e së mërkurës të zhvilluara në kuadër të xhiros së katërt të fazave grupore në UEFA Ligë të Kampionëve kanë përfunduar.

Kampioni i Evropës dhe Spanjës, Real Madridi është mposhtur me rezultat befasues 3 me 1 në ndeshjen në Wembley kundër Tottenhamit, i cili siguroi kualifikimin në fazën tjetër të këtij kompeticioni, shkruan portali arbresh.info.

Lideri i Premierë Liës, Manchester City ka siguruar fitore me rezultat 2 me 4 në ndeshjen si mysafirë ndaj Napolit, i cili gjithashtu mban pozitën e liderit në ligë.

Nga ana tjetër, Liverpooli me lehtësi ka mposhtur Mariborin duke siguruar tri pikë të plota në Anfield me rezultat 3 me 0.

Dortmundi është ndalur befasisht nga Apoeli në Signal Iduna Park duke ndarë pikët pas barazimit 1 me 1./arbresh.info/

Më poshtë mund t’i shikoni rezultat e të gjitha ndeshjeve:

screenshot_6

Të ngjashme