Xhiroja e 26-të në Art Motion Superligë do të sjellë disa përballje interesante.
Takimi i parë do të zhvillohet Golden Eagle Yllit dhe Dritës. Therandasit janë favoritë pasi kanë 19 fitore e gjashtë humbje, duke u renditur në vendin e parë, kurse gjilanasit janë të fundit me 25 humbje nga po aq ndeshje të zhvilluara, express.
Të shtunën do të zhvillohet sfida e rivalëve të vjetër mes Trepçës dhe Bashkimit. Mitrovicasit renditen në vendin e dytë me 17 fitore e tetë humbje, kurse prizrenasit janë në vendin e shtatë me dhjetë fitore e 15 humbje.
Ndeshje shumë interesante pritet ndërmjet Prizrenit 16 dhe Pejës, vendit të katërt, përkatësisht të tretë. Prizrenasit kanë 15 fitore e dhjetë humbje, ndërsa pejanët 16 fitore e nëntë humbje, andaj pritet një sfidë rivalizuese, me të dy skuadrat që synojnë një pozitë sa më të lartë në garat e rregullta.
Ndeshja e fundit zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Sigal Prishtinës, skuadrës së gjashtë, përkatësisht të pestë në renditje. Vreshtarët kanë 11 fitore e 14 humbje, kurse prishtinasit 12 fitore e 13 humbje.
Art Motion Superliga – Java 26
E premte
20:30 Golden Eagle Ylli – Drita
E shtunë
20:30 Trepça – Bashkimi
E diel
17:00 Prizreni 16 – Peja
20:30 Rahoveci – Sigal Prishtina
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë