Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e zhvilluara këtë mbrëmje në kuadër të UEFA Ligës së Kampionëve.
Takimet janë zhvilluar në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve të kompeticionit më të madh evropian nga UEFA, shkruan portali arbresh.info.
Atletico në stilin e saj ka siguruar fitore me rezultat minimal ndaj Bayer Leverkusenit duke fituar 1 me 0 pas golit nga Alvaro Marota vetëm pesë minutave pas inkuadrimit në fushë gjashtë pjesës së dytë.
Shakhtar Donetsk dhe Dinamo Zagreb kanë barazuar me rezultat 2 me 2 duke ndarë pikët.
Klubi belg Club Brugge KV është tronditur nga Paris Saint Germaini, i cili ka shënuar pesë herë në portën e skuadrës nikoqire. Kylian Mbappe u inkuadrua në fushë gjashtë pjesës së dytë dhe shënoi hat-trick (61′, 79′, 83′).
Dybala ka qenë heroi i Juves ndaj Lokomotiv Moscow duke përmbysur gjithçka në Torino falë dy golave për dy minuta të shënuar gjatë pjesës së dytë.
Kampioni i Premierë Ligë, Manchester City ka tronditur skuadrën italiane Atalanta duke fituar 5 me 1, ndonëse klubi befasues i sezonit të kaluar në Serie A arriti të gjej portën i pari. Raheem Sterling realizoi hat-trick (58′, 64′, 69′), ndërsa dy golat e tjera i shënoi Sergio Aguero.
Nga ana tjetër, Bayern Munichu fitoi me shumë vështirësi ndaj Olympiacos Piraeus duke u largua nga Greqia me rezultat 2 me 3.
Skuadra serbe Crvena zvezda u turpërua në Londër nga Tottenham Hotspuri, i cili shënoi pesë herë në portën e klubit nga Beogradi./arbresh.info/
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...