Google ADS

Xhiro e 10-të në Superligën e Kosovës sjell disa përballje të forta

14:31 | 24 Tetor 2024
D.H

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon këtë javë me xhiron e 10-të në elitën e futbollit kosovar, ku pritet disa sfida mjaft të forta.

Feronikeli 74’ – Ferizaj e hap këtë xhiro ditën e nesërme, me ndeshjen e cila fillon nga ora 13:00, shkruan Arbresh.info.

Ndërsa dy sfida të zjarrta luhen ditën e shtunë, ku Dukagjini i Ismet Munishit e pret në Klinë Ballkanin.

Kurse sfida tjetër luhet mes Gjilanit dhe Llapit.

Kjo xhiro mbyllet në ditën e diel me dy përballjet e fundit me derbin e javës, Malisheva do të jetë nikoqire e Dritës.

Teksa, skuadra më në formë kohëve të fundit Prishtina ka punë me Suharekën e cila nuk po kalon në momente të mira.

Kujtojmë se liderë aktual i Superligës është Ballkani me 17 pikë aq sa ka edhe Malisheva por me goldallim më të mirë, Prishtina është e treta me 16 sosh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme