KF Malisheva gjatë së enjtes ka zyrtarizuar transferimin e Xhevdet Shabanit.
Lajmi është bërë i ditur nga vet klubi përmes rrjetit social “Facebook”.
Shabani ndërpreu bashkëpunimin me FC Prishtinën për t’iu bashkuar klubit nga Malisheva për pjesën tjetër të sezonit.
Në Superligën e Kosovës, për disa vite me radhë, Shabani ka qenë një ndër futbollistët më të spikatur të kampionatit.
Karrierën si futbollist e filloi me Lepencin e Ferizajit për të kaluar te KF Drita e më pas duke lënë kmapionatin kosovar ku u transferua te Teuta e Durrësit.
Pas një sezoni të kaluar në kampionatin shqiptar, Shabani nënshkroi me Feronikelin, top klubin e atëhershëm të Superligës. Luajti edhe për Besën dhe së fundmi ishte pjesë e Prishtinës./Arbresh.info
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?