Chicago Fire ka njoftuar se ka ofruar Xherdan Shaqirin nga Olympique Lyon.
Sipas klubit amerikan të MLS, Shaqiri është transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit.
Kontrata e tij me Chicago Fire do të zgjasë deri në vitin 2024.
“Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur që zyrtarisht mirëpresim Xherdan Shaqirin në Fire”.
“Xherdan është një lojtar që ndryshon lojën dhe dikush që do t’u sjellë gëzim tifozëve tanë dhe qytetit të Çikagos. Si një nga sportistët më të arrirë zviceranë të gjeneratës së tij, Xherdani na bashkohet në një moment shumë të rëndësishëm për Klubin dhe beson plotësisht në atë që ne synojmë të arrijmë”.
The A̶l̶p̶i̶n̶e Lake Michigan Messi. #cf97 | @XS_11official pic.twitter.com/ekiHoGhIoY
— Chicago Fire FC (@ChicagoFire) February 9, 2022
“Mezi presim ta mirëpresim atë dhe familjen e tij në Çikago shumë shpejt”, ka thënë drejtori sportiv i Chicago Fire FC, Georg Heitz.
Shaqiri, 30 vjeç, i bashkohet klubit me një përvojë të madhe dhe sukses në nivelin më të lartë të futbollit botëror.
Që nga debutimi i tij profesional në vitin 2009, ai ka bërë 421 paraqitje në të gjitha garat, duke fituar 17 trofe të mëdhenj gjatë asaj periudhe.
Për më tepër, mesfushori sulmues ka 100 ndeshje për kombëtaren e Zvicrës.
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...