Xherdan Shaqiri është duke shijuar një sezon të jashtëzakonshëm në Premierë Ligë.
Ylli kosovar ka realizuar në tri ndeshjet e fundit te Stoke City në kampionatin anglez derisa vazhdon të shijojë sezonin e tij më të mirë deri tani Angli, shkruan portali arbresh.info.
Shaqiri i siguroi skuadrës së tij një pikë në barazimin 1 me 1 ndaj Leciester Cityt duke shënuar një gol nga distanca, por Butland ia mohoi tri pikët për shkak të autogolit në pjesën e dytë.
“Prapa formës time është ekipi im, ne luajmë gjithmonë si një skuadër dhe ne kemi qenë gjithmonë të mirë si një skuadër, prandaj ndeshjet tona nuk janë vetëm për një lojtar por nga të gjithë lojtarët”, ka thënë Shaqiri pas ndeshjes së sotme (e shtunë).
Stoke City aktualisht qëndron në zonën e dëbimit me vetëm 26 pikë pas 28 ndeshjeve, por “Messi i Apleve” shpreson që skuadra e tij të vazhdojë qëndrimin në Premierë Ligë dhe të fitoj sa më shpejtë tri pikë të plota.
“Ne luajtëm shumë mirë, por është zhgënjyese që në fund nuk arritëm të marrim tri pikë sepse ne kishim nevojë për atë. Ne mund të jemi krenar me performancën dhe nëse vazhdojmë kështu, tri pikët do të vijnë së shpejti”
Reprezentuesi 26-vjeçar i Zvicrës ka realizuar shtatë gola këtë sezon për Stoke Cityn dhe ka krijuar gjashtë asistime./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...