Xherdan Shaqiri zbulon se Jurgen Klopp nuk ishte i kënaqur pavarësisht fitores

19:06 | 22 Tetor 2018
Arbresh Info

Sipas Xherdan Shaqirit, lojtarët e Liverpoolit kanë pranuar kritika nga trajneri Jurgen Klopp të shtunën pas fitores zhgënjyese 1 me 0 ndaj Huddersfieldit.

“Redsat” ishin larg formës së tyre më të mirë në ndeshjen kundër skuadrës së David Wagnerit në Premierë Ligë dhe pavarësisht faktit se ata siguruan tri pikë, Klopp nuk ishte i kënaqur me performancën e lojtarëve të tij, transmeton portali arbresh.info.

Shaqiri ka rrëfyer se trajneri gjerman ka kritikuar lojtarët e tij dhe ka kërkuar të bëjnë një paraqitje më të mirë kundër Red Star Belgrades në Ligë të Kampionëve në mes javë.

“Sigurisht, ai është shumë emocional”, ka thënë fillimisht anësori kosovar. “Ai kërkon më të mirën nga ju dhe që gjithmonë të jepni 100 për qind. Nëse ai sheh diçka që nuk është 100 për qind normale atëherë ai do të bërtas dhe këtë edhe e bëri”

“Kjo nuk është normale. Gjithçka nuk ishte perfekt ashtu siç ai dëshironte të jetë”

“Në fund, ne fituam ndeshjen dhe kjo ishte gjëja më e rëndësishme. Sigurisht, ne duhet të analizojmë dhe të shohim se çfarë nuk ishte mirë dhe çfarë nuk shkoi. Por, jam me të vërtetë krenar që ne mbajtëm portën e pastër edhe në një tjetër ndeshje. Kjo është një gjë shumë pozitive”

“Mendoj se nuk kemi shumë kohë për tu rikuperuar. Ndeshja e ardhshme është duke ardhur dhe ne do të shkojmë sërish”

“Ne kishim shumë mundësi për të shënuar më shumë gola. Tetë ose 10 herë kur bëhet fjalë për finalizimin e topit, ne mund të kishim luajtur më mirë”

“Ndoshta ne mund të luajmë më mirë në sulm, por në mbrojtje, është gjithmonë mirë që skuadra të largohet me portë të pastër”

“Çdo mbrojtës ishte shumë i mirë. Dejan Lovren dhe Joe Gomes ishin shumë të mirë në ajër. Ata kishim një sulmues të madh aty dhe ata ishin shumë të mirë me topat e gjatë”

“E dija se do të jetë e vështirë. Huddersfieldi është duke pasur vështirësi për momentin, por ne luajtëm këtu me Stoken dhe është një vend i vështirë për të luajtur”

“Nuk ishte futbolli më i mirë që ne kemi luajtur, por ne morëm tri pikë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Top skuadrat duhet të fitojnë ndeshje si kjo. Ju nuk mund të luani gjithmonë mirë futboll”

Shaqiri pritet të jetë startues edhe në takimin në mesjavë kundër skuadrës serbe./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme