Xherdan Shaqiri zbulon çfarë kishte në mendje kur shënoi golin

14:50 | 23 Qershor 2018
Arbresh Info

Derisa ishte duke iu adresuar festimeve të tij pas golit të fitores kundër Serbisë mbrëmjen e kaluar, anësori kosovar ka hedhur poshtë qëllimet provokative në lidhje me gjestin e tij duke bërë shqiponjën.

Xherdan Shaqiri i siguroi tri pikë të plota Zvicrës në takimin e së premtes kundër Serbisë me golin e shënuar në minutën e fundit të kohës së rregullt, shkruan portali arbresh.info.Por, mënyra e festimit duke bërë shqiponjën është cilësuar si një provokim si pasojë e çështjeve politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Çfarë kisha në mendje? Vetëm për të shënuar”, ka thënë Shaqiri më pas. “Nuk isha nervoz. Ashtu dukesha? Isha shumë i qetë. Ishte shumë e rëndësishme për të shënuar për mua dhe ishte një moment i bukur”

“Ishte thjeshtë një ndeshje, ndoshta ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, por ishte bukur që shënova”, shtoi tutje Shaqiri pak si i nervozuar.

Shaqiri ishte përzgjedhur “Lojtari i Ndeshjes” pas golit vendimtar në Kaliningrad./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme