Xherdan Shaqiri tregon klasin me një supergol nga gjuajtja e lirë

14:19 | 5 Maj 2018
Arbresh Info

Xherdan Shaqiri ka realizuar një supergol nga gjuajtja e lirë këtë të shtunë.

Ylli shqiptar ka treguar klasin e tij duke dërguar skuadrën e Stoke City në epërsi në ndeshjen si nikoqir kundër Crystal Palaces, shkruan portali arbresh.info.

Shaqiri shënoi për 1 me 0 vetëm dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë në stadiumin Bet365.

Portieri Wayne Hennessey mbeti plotësisht i pashpresë nga super goditja e reprezentuesit të Zvicrës nga një distancë prej 30 metrave.

Takimi ndërmjet Stoke Cityt dhe Crystal Palaces është duke u zhvilluar në kuadër të xhiros së 37-të në Premierë Ligë./arbresh.info/

Të ngjashme