Shaqiri beson se Brazili është favoriti numër 1 për të triumfuar në Rusi.
Anësori shqiptar që do ta përfaqësojë Zvicrën në Botërorin e Rusisë, Xherdan Shaqiri, beson se Brazili është favoriti kryesor për të triumfuar në Rusi.
Zvicra gjendet në Grupin E së bashku me Brazilin, Kosta Rikën dhe Serbinë.
“Ndoshta kanë humbur vlerën me kalimin e viteve, por gjithmonë do të jenë një ndër ekipet më eksituese dhe një ndër favoritët për të rrëmbyer trofeun në Rusi”, tha ai.
“Kam qarë kur Brazili e humbi finalen kundër Francës dhe Ronaldo është lënduar. E doja fanellën e tij për ditëlindje – gjithmonë ka qenë lojtari im i preferuar, më pas në 2002 fituan dhe gjithçka ishte më mirë”.
“Ende jam fans i Brazilit, por nuk do të qajë nëse ata humbasin nga Zvicra”, tha duke buzëqeshur Shaqa.
Zvicra e nis aventurën në Botëror pikërisht kundër Brazilit me 17 qershor.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...