Google ADS

Xherdan Shaqiri spektakolar, supergol dhe lojtari i ndeshjes

23:14 | 25 Nëntor 2017
Arbresh Info

Xherdan Shaqiri është zgjedhur lojtari i ndeshjes Crystal Palace – Stoke City.

Ylli shqiptar është lojtari me notën më të lartë në takimin e xhiros së 13-të në Premierë Ligë ndërmjet Crystal Palaces dhe skuadrës së tij, shkruan portali arbresh.info. Reprezentuesi i Zvicrës realizoi një gol të bukur në minutën e 53′ duke i dhënë epërsinë skuadër së trajnerit Mark Hughes pasi kaloi tre lojtarë të skuadrës nikoqire.

Crystal Palace 2:1 Stoke City, nota e Xherdan Shaqirit dhe lojtarëve të tjerë

Mesfushori 26-vjeçar është vlerësuar me notë 7.9, më të lartë se sulmuesi dhe ylli i Crystal Palaces, Wilfried Zaha, i cili është shënjestër e gjigantit anglez – Arsenalit.

Se Xherdan Shaqiri është rikthyer në formë, këtë e tregojnë mirë edhe statistikat nga ‘OptaJoe’. Anësori ka qenë i përfshirë në gjashtë gola brenda shtatë ndeshjeve të fundit në Premierë Ligë duke kontribuuar me dy gola dhe katër asistime.

https://twitter.com/OptaJoe/status/934455020598317057

Sidoqoftë, goli nga Shaqiri nuk i mjaftoi Stoke Cityt pasi Crystal Palace e Roy Hodgsonit arriti të përmbys rezultatin duke shënuar për 2 me 1 përmes Loftues Cheek (56′) dhe Mamadou Sakho (90′ +1).

Brenda 12 paraqitjeve këtë edicion, Xherdan Shaqiri ka realizuar gjithsej tri gola dhe ka krijuar pesë asistime./arbresh.info/

 

Të ngjashme