Baseli ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-1 në udhëtim ndaj Yverdon-Sport në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit zviceran.
Një prej më meritorëve për këtë fitore të thellë të mysafirëve ishte padyshim ylli shqiptar Xherdan Shaqiri.
Që prej rikthimit të tij të bujshëm tek ky klub, Shaqiri po vazhdon të tregojë paraqitje të shkëlqyera.
Kësaj radhe, ai kontribuoi me një asistim dhe për këtë ai u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore, duke marrë notën 8.8.
Përveç asistimit, ai pati gjithashtu 70 pasime të kompletuara, katër pasime kyçe, një rast i madh për gol i krijuar si dhe dy duele të fituara.
Ky ishte asistimi i shtatë për Shaqirin këtë edicion me fanellën e Baselit në 10 ndeshje të luajtura, teksa ka edhe 2 gola të shënuar.
33-vjeçari do ta ketë mundësinë që t’i përmirësojë edhe më shumë këto shifra pas pushimit me kombëtare, atëherë kur Baseli do të jetë nikoqir i Servettes./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...