Inter Miami kthehet në skuadër e zakonshme kur nuk luan Lionel Messi. Skuadra nga Florida pësoi humbjen e 16 sezonale në MLS dhe sheh t’i shuhen shpresat për pjesëmarrjen në play off pas përfundimit të kohës së rregullt.
Disfata 4-1 erdhi në fushën e Chicago Fire, ku shkëlqeu me dygolësh Xherdan Shaqiri. Pesë gola dhe pesë asiste për futbollistin shqiptar, që fatkeqësisht nuk pati mundësinë të kishte përballë në fushë “yllin” argjentinas, që vazhdon të qëndrojë në infermieri për arsye dëmtimi.
Shaqiri e zhbllokoi rezultatin në fillim të pjesës së dytë, me nj goditje të saktë brenda zonës, ku u ndodh krejtësisht i lirë.
Vetëm katër minuta më vonë, Martinez i Inter Miamit ktheu baraspeshën në rezultatit, por ky finalizim vlejti vetëm për statistikë, pasi vendësit shënuan edhe tre gola të tjerë me Haile-Selassie dhe Shaqirin, që e mbyllën sfidën me nga një dygolësh.
Chicago Fire, me 40 pikë të grumbulluara, ndodhet në zonën play off, por edhe një sforcim në takimet e fundit të sezonit të rregullt për ta ruajtur këtë pozicion.
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...