Stoke City duhet të luftoj për të mbajtur në skuadër Xherdan Shaqirin, pasi ylli shqiptar është duke u kërkuar për transferim nga skuadra në Serie A, Roma, e cila është duke humbur Mohamed Salahn në një marrëveshje prej 35 milionë te Liverpooli.
Xherdan Shaqiri theu rekord te Stoke City pas transferimit, por futbollisti nga Zhegra e Gjilanit mund të kushtoj edhe më shumë në rast se largohet nga klubi në Premierë Ligë për transferim te Roma që është duke pranuar një tarifë të madhe nga Salah që mund t’i hap njëkohësisht rrugën atyre për transferimin e reprezentuesit të Zvicrës, shkruan portali arbresh.info.
Liga angleze është duke pësuar disa ndryshme madhështore këtë verë dhe klubet kryesore janë duke humbur lojtarët e tyre që iu kanë shërbyer që një kohë të gjatë.
Chelsea sigurisht i ka thënë lamtumirë John Terryt derisa nga ana tjetër Wayne Rooney pritet gjithashtu të largohet nga Manchester United./arbresh.info
https://twitter.com/tancredipalmeri/status/877441298210455552
FSK dhe FARSH kryejnë stërvitje së bashku në operacionet e k...
Begaj viziton arbëreshët e Italisë: Do të mbetet një kujtim ...
Ancelotti tregon haptas se a do të bëjë Real Madridi ndonjë ...
“Trepça” dërgon padi ndaj një ish-punëtori, thot...
Vrasja e kreut të Hamasit, reagon Hezbollahu: Do ta përshkal...
Ursula von der Leyen javën tjetër në Kosovë