Ylli i Liverpool-it, Xherdan Shaqiri ka rezultuar pozitiv në analizat e koronavirusit.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Zvicrrës, përmes një komunikate, transmeton portali arbresh.info.
Kosovari që reprezanton përfaqësuesen e Zvicrrës është në izolim.
“Xherdan Shaqiri ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Në konsultim me autoritetet shëndetësore, ai është në izolim”.
“Masat strikte mbrojtëse dhe kërkesat e UEFA-s për ekipet kombëtare në përputhje me ‘Protokollin e UEFA-s për rikthim’ janë respektuar në mënyrë rigoroze që nga fillimi”.
https://twitter.com/SFV_ASF/status/1313406681934594048
“Duke u bazuar në këtë, sqarimet janë duke ardhur nga autoritetet shëndetësore se si të veprohet”, ishte shkruar në komunikate.
Tani pritet që Shaqiri të largohet nga Kombëtarja dhe të zëvendësohet me ndonjë lojtar tjetër./arbresh.info.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”