Zvicra nuk arriti të rikthehet nga disavantazhi 1 me 0 kundër Suedisë pasditen e së martës duke përfunduar aventurën e tyre në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Pas disa performancave mjaftë të mira në fazat grupore, Zvicra nuk arriti të shkruaj historinë për tu kualifikuar në çerekfinale dhe edicioni i tyre në turneun madhështor përfundoi dje, shkruan portali arbresh.info.Xherdan Shaqiri, i cili ishte njëri nga lojtarët kryesor të kombëtares zvicerane gjatë katër ndeshjeve në Moskë, ka falënderuar të gjithë tifozët për mbështetjen e tyre.
“Një falënderim i madh për të gjithë tifozët në gjithë botën për mbështetjen e mrekullueshme gjatë Kampionatit Botëror”, ka shkruar Shaqiri në postimin e tij të fundit në rrjetin social Facebook ku shihen qindra tifozë duke e shikuar atë gjatë një ndeshje.
Anësori i Stoke Cityt pritet brenda ditëve të ardhshme të finalizoj transferimin te gjiganti në Premierë Ligë – Liverpooli./arbresh.info/
https://www.facebook.com/XS1991/photos/a.507421259334156.1073741825.101609233248696/1761754707234132/
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...