Xherdan Shaqiri pritet të konfirmohet si përforcimi i tretë nga Liverpooli këtë vikend pasi ka ndërprerë pushimet për të finalizuar transferimin e tij në Anfield.
Liverpooli ka rënë dakord për të paguar tarifën prej 13 milionë funta te Stoke City për reprezentuesin e Zvicrës këtë vikend dhe pasi kushtet personale janë pranuar gjithashtu nga lojtari, 26-vjeçarit besohet se i është nënshtruar testit mjekësor sot (e premte) në Merseyside, transmeton portali arbresh.info.
Ish anësori i Bayern Munichut dhe Interit do të jetë përforcimi i tretë pas Naby Keitas dhe Fabinhos që kanë përforcuar skuadrën e Jurgen Klopp këtë verë.
Shaqiri ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij te Stoke CIty, por ka bërë të qartë qëllimet e tij për largim pas dëbimit të skuadrës së tij nga Premierë Liga sezonin e kaluar.
Dëbimi i Stoke Cityt aktivizoi një klauzolë që e bëri atë një opsion atraktiv për shumë klube në Evropë, përfshirë Lazion, por Shaqiri preferon të vazhdoj qëndrimin në Premierë Ligë te Liverpooli./arbresh.info/
Çfarë dihet deri më tani për rrëzimin e aeroplanit në Kazaki...
“I kishte fotografitë me FaceApp, u ngula!”, Laurenti rrëfeh...
Driloni dhe Sara përgatisin darkën për banorët
“Çift në tentativë”, banorët flasin për Sarën dhe Drilonin
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përball...