AS Monaco raportohet të ketë përgatitur një ofertë tronditëse për anësorin e Liverpoolit, Xherdan Shaqirin, çmimi i të cilit është 36 milionë euro.
Bazuar në një raport nga gazeta zvicerane Blick, AS Monaco është duke kërkuar lojtar të rinj në muajin e fundit të merkatos së transferimeve verore, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra në Liga 1 tashmë është përfolur për transferimin e një numri të madh lojtarësh, përfshirë këtu edhe reprezentuesin kosovar të Zvicrës – Xherdan Shaqirit.
27-vjeçari ka pasur një karrierë mjaftë interesante deri tani. Anësori dukej i destinuar për gjëra të mëdha kur iu bashkua Bayern Munichut në vitin 2012. Por, ai nuk ka arriti të gjej pozitën startuese aty dhe pas një periudhe të shpenzuar në klube të tjera, Shaqiri gjeti rrugën verën e kaluar drejt Liverpoolit si pasojë e dëbimit të Stoke Cityt nga Premierë Ligë.
Lojtari nuk ka qenë rregullisht i përfshirë te skuadra e Jurgen Klopp, por ndikimi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm duke shënuar pesë gola në Premierë Ligë dhe duke krijuar edhe disa asistime.
Kampioni i Evropës raportohet se nuk lejon assesi largimin e tij nga klubi, transmeton portali arbresh.info.
“Ka pasur sot disa spekulime rreth të ardhmes së Shaqirit, por më është thënë se shanset janë zero që Liverpooli të heq dorë nga ai”, shkruan gazetari i Liverpool FC, James Pearce.
Monaco është thënë se është e gatshme për t’i ofruar një rrugë largimi edhe mbrojtësit Shkodran Mustafi nga Arsenali, por futbollisti shqiptar nuk mendon largimin nga “Topçinjtë”./arbresh.info/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...