Transferimi i Xherdan Shaqirit nga Stoke City te Liverpooli tani është i “pashmangshëm”, të paktën kështu thonë bastvënësit.
Ylli kosovar i Zvicrës shkëlqeu mbrëmjen e kaluar në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” duke shënuar golin e fitores në minutën e fundit të ndeshjes kundër Serbisë, transmeton portali arbresh.info.Paraqitja e tij ka bërë që bastvënësit të vlerësojnë transferimin e mesfushorit në Liverpool në 2/7.
“Performancat e Shaqirit në Moskë na kanë detyruar të ndryshojnë shanset në transferimin tronditës te Liverpooli këtë verë”, ka thënë Apati i Ladbrokes.
Xherdan Shaqiri, ashtu si Granit Xhaka – autor i golit të barazimit, festoi duke bërë shqiponjën pas golit për 2 me 1./arbresh.info/
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...