Xherdan Shaqiri mund t’i bashkohet Liverpoolit dhe Jurgen Klopp ka dy arsye pse duhet të rivalizojë Manchester Unitedin për sulmuesin kosovar.
Shaqiri është duke u kërkuar nga Liverpooli dhe Manchester United pasi Stoke City u dëbua nga Premierë Liga, transmeton portali arbresh.info. “Redsat” e caktuan atë si shënjestër të tyre muajin e kaluar pas dështimit për të siguruar shërbimet e mesfushorit Nabil Fekir të Lyonit.
Nga ana tjetër, Manchester United besohet se është duke e kërkuar gjithashtu pasi Jose Mourinho synon të fitoj titullin e Premierë Ligës për herë të tretë. Megjithatë, Liverpooli duket i vendosur për të fituar garën për nënshkrimin e tij.
Sipas raporteve të ndryshme, Klopp ka dy arsye pse ata janë duke kërkuar nënshkrimin me ish sulmuesin e Interit dhe Bayern Munichut.
Thuhet se trajneri i Liverpoolit është një admirues i madh i aftësive të Shaqirit me topin, transmeton portali arbresh.info.
“Redsat” tashmë kanë një treshe të jashtëzakonshme në sulm pasi Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino janë të gjithë në formë. Por, Klopp beson se dinakëria e Shaqirit mund ta bëjë atë një lojtar kyç për skuadrën e tij.
Njëra nga arsyet e tjera është çmimi i lirë i lojtarit.
Reprezentuesi i Zvicrës është në dispozicion për vetëm 12 milionë funta dhe në këtë kohë të çmimeve madhështore në transferime, tarifa e tij është tepër e vogël./arbresh.info/
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj