Google ADS

Xherdan Shaqiri në dispozicion kundër Tottenhamit

15:41 | 24 Shkurt 2017
Arbresh Info

Mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri do të rikthehet në fushë në takimin kundër Tottenhamit.

Trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes ka konfirmuar se “Potters” do të kenë në dispozicion yjet si Xherdan Shaqiri, Geoff Cameron dhe Jonathan për ndeshjen e xhiros së 25 në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.

“Xherdan Shaqiri është në gjendje të mirë sërish dhe do të jetë në dispozicion, Geoff është gjithashtu shumë afër, ndeshja në vikend mund të jetë shumë afër për të, por e kam në mendje”, konfirmoi Hughes për faqen zyrtare të klubit.

Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës ka munguar në tri ndeshjet e fundit të skuadrës angleze si pasojë e një lëndi më pulpë të këmbës./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme