Xherdan Shaqiri me rekorde

16:35 | 5 Qershor 2018
Arbresh.info

Përsa i përket lojtarit më të shkurtër, për koiçidencë janë tre të tillë me të njëjtën gjatësi.

Më shumë se 700 futbollistë do të marrin pjesë në Rusia 2018 që pritet të fillojë pas 9 ditësh, megjithatë një numër i madh i tyre nuk do të arrijnë të luajnë.

Sa për kuriozitet, lojtari më i gjatë i kompeticionit është portieri i Kroacisë, Lovre Kalinic. Ai luan në kampionatin bel me Gentin dhe është i gjatë 201 centimetra.

Pas tij renditen Jannik Vestergaard, mbrojtës i Danimarkës, i gjatë 2 metra, Federico Fazio, mbrojtës i Argjentinës, 199 cm, Courtois, portier i Belgjikës 199 cm, Robin Olsen, portier i Suedisë, 198 cm.

Përsa i përket lojtarit më të shkurtër, për koiçidencë janë tre të tillë me të njëjtën gjatësi.

Xherdan Shaqiri (Zvicër), Alshehri Yahia (Arabia Saudite) dhe Fernando Quintero (Kolumbi) janë nga 165 centimetra.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme