Google ADS

Xherdan Shaqiri me një falënderim special në rrjetet sociale

20:54 | 4 Korrik 2018
Arbresh.info

Përfaqësuesja e Zvicrës u eliminua nga Kampionati Botëror që po zhvillohet në Rusi, shkruan arbresh.info. 

Pjesë e Zvicrës në këtë Botëror ishin edhe katër futbollistë shqiptarë, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Ky i fundi ishte protagonist absolut në Botëror duke shënuar një gol në fazën e grupeve ndaj Serbisë.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit i cili në edicionin e fundit e barti fanellën e Stoke Cityt në Angli i ka falënderuar të gjithë tifozët që e mbështetjen Zvicrën përmes një statusi në rrjetin social Twitter.

“Një falënderim për të gjithë tifozët në mbarë botën për mbështetjen e mrekullueshme në Kupën e Botës”, shkruan mesfushori nga Kosova. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme