Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në ndeshjen e xhiros së 11-të në Premierë Ligë këtë të shtunë.
Ylli shqiptar ka shënuar një gol të bukur dhe ka krijuar një asistim në ndeshjen baras 2 me 2 të Stoke Cityt si nikoqir në stadiumin Bet365 ndaj ish kampionit – Leicester Cityt, shkruan portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Zvicrës është lojtari i këtij takimi duke u vlerësuar me notën më të lartë 8.2.
25-vjeçari realizoi gol në minutën e 39′ të pjesës së barë duke barazuar shifrat për 1 me 1, ndërsa asistoi në golin e Peter Crouch në pjesën e dytë në minutën e 73′
Xherdan Shaqiri ka bërë nëntë paraqitje këtë edicion te skuadra në Premierë Ligë dhe brenda shtatë ndeshjeve të fundit ka shënuar dy herë dhe ka krijuar tri asistime/arbresh.info/
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...