Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij për sfidat me të cilët ata do të përballen në garën për titull në Premierë Ligë.
“Redsat” janë me pesë pikë të pastra para Manchester Cityt si rivali më afërt, megjithëse humbën mundësinë për të kaluar në shtatë pikë kur barazuan me rezultat 1 me 1 në ndeshjen kundër Leicester Cityt në mesjavë, transmeton portali arbresh.info.
Liverpooli synon të fitoj titullin e tyre të parë në Premierë Ligë që nga viti 1990.
Shaqiri ka eksperiencë si një fitues i titujve me skuadrës për shkak se i ka ndihmuar Bayern Munichut të siguroj dy trofe në Bundesliga.
Reprezentuesi i Zvicrës ka ngritur gjithashtu tri herë trofeun e kampionit me FC Baselin në fillim të karrierës. Dhe duke e ditur se çfarë është e nevojshme për të qenë i suksesshëm, Shaqiri ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij te Liverpooli në lidhje me mentalitetin e tyre.
“Kam luajtur në Gjermani dhe kam fituar tituj këtu, prandaj unë kam eksperiencë në këtë”, ka thënë Shaqiri për faqen zyrtare të klubit, transmeton portali arbresh.info. “Mentaliteti fitues është i nevojshëm dhe lojtarët duhet të jenë të fokusuar”
“Mentaliteti është i ngjashëm këtu. Ju duhet të shkoni në ndeshje duke u përpjekur për t’i fituar ato dhe për të dhënë gjithçka që keni mundësi”
“Jam shumë i sigurt që me talentin që kemi në skuadër, ne mund ta arrijmë shumë”
“Ne tani kemi nevojë të vazhdojmë kështu fuqishëm deri në fund. Të punojmë shumë në stërvitje, atë që bëjmë në stërvitje ta bëjmë në ndeshje dhe të vazhdojmë”
“Është një rrugë e gjatë, por ne jemi në një rrugë shumë, shumë të mirë për të qenë të suksesshëm”
Liverpooli do të përballet mbrëmjen e së hënës me West Hamin./arbresh.info/
Dy vetaksidente në autostrada, dy shoferë në gjendje të rënd...
Egjipti i bashkohet thirrjes së Turqisë drejtuar OKB-së për ...
Liverpooli i vetmi pa humbje pas katër raundesh në Champions...
Dominim total i Arsenal por Inter rrëmben tre pikët
Kryeziu-Hyseni: Kosova s’ka arsye të frikësohet nga presiden...
E goditi në vithe, Xheneta njëherë i qesh, më pas i reagon a...