Takimi mes shqiptarëve të Zvicrës dhe Costa Ricas në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” tashmë ka filluar.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Vladimir Petkovic ka krijuar shanset e tyre të para qysh në fillim të ndeshjes dhe sigurisht protagonistë kryesor ishin yjet shqiptarë, shkruan portali arbresh.info.
Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Blerim Xhemajli janë të gjithë pjesë e formacionit startues në takimin e xhiros së fundit në kuadër të grupeve kundër Zvicrës.
Mirëpo, anësori nga Gjilani qysh në minutat e parë ka treguar klasin e tij. Pas supergolit në fitoren 2 me 1 kundër Serbisë që mori vëmendjen e të gjithë botës, 26-vjeçari ia ka shkatërruar karrierën bartësit të fanellës me numër 8 të Costa Ricas.
Kosovari me lehtësi kaloi mbrojtësin Bryan Oviedo duke ia futur topin ndërmjet këmbëve para se të krijonte një shans për kombëtaren e tij./arbresh.info/
Shikoni këtë moment në videon më poshtë:
https://twitter.com/BillyM_91/status/1012034453789700097
https://twitter.com/LIOMO9/status/1012034939376881666
Ancelotti para sfidës me Barcelonën: Finalja do të jetë argë...
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vë...
Policia konfiskon veturën e personit të arrestuar te Qafa
Gazetari gjerman: Vuçiqi sundon sipas modelit të Putinit
Rruga UÇK në Prishtinë mbushet me policë pas arrestimit të n...
Lushaku-Sadriu nënshkruan zotimet e KOMF: Do të jem zëri i m...