Xherdan Shaqiri i ka mbjellur flokët fshehurazi?

19:49 | 21 Nëntor 2019
Arbresh Info

Pjesa e tërhequr e flokëve dukej qartë te Xherdan Shaqiri pas moshës 28-vjeçare. Edhe pse tashmë është kthyer në diçka të përditshme, anësori kosovar i Zvicrës dukej qartë se kishte një “problem të tillë”.

Por, fotot e fundit shfaqin se “magjistari i vogël” ka zhdukur hapësirën boshe rreth fytyrës së tij, transmeton portali arbresh.info.

Portale të ndryshme online si bluewin.ch spekulojnë se Shaqiri ka kryer një transplantim të flokëve gjatë verës.

Për shkak të problemeve me pulpë të këmbës dhe mosmarrëveshjeve me trajnerin Vladimir Petkovic, Shaqiri nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian te Zvicra.

Ai nuk ka qenë pjesë as e Liverpoolit dhe si duket gjatë kësaj periudhe ka marrë këshilla nga trajneri i tij – Jurgen Klopp, i cili ka kryer mbjelljen e flokëve edhe gjatë detyrës në Dortmund.

Sidoqoftë, Shaqiri nuk është figura e vetme sportive që ka bërë mbjelljen e flokëve për shkak se superylli Wayne Rooney e David Silva njihen gjithashtu për transplantimin e flokëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme