Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri është i etur për t’i ndihmuar skuadrës së tij të re për të vazhduar tutje fillimin perfekt të sezonit të ri.
Shaqiri u transferua nga Stoke City te Liverpooli gjatë merkatos verore për një tarifë prej 13 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.
Ylli kosovar i mesfushës, i cili ishte i pranishëm në disfatën 1 me 0 të Zvicrës ndaj Anglisë mbrëmjen e kaluar, ende nuk ka startuar te “Redsat” por pritet përfundimisht të marr këtë shans brenda javëve të ardhshme.
Përveç ndeshjeve të tyre në kuadër të Premierë Ligës, skuadra e Jurgen Klopp rikthehet në Ligë të Kampionëve dhe EFL Kupë këtë muaj.
Shaqiri është në dijeni se është i nevojshëm për shkak të ndeshjeve të ngjeshura dhe është i vendosur për të mbajtur në 100 për qind rekordin e Liverpoolit deri tani këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
“Jam duke shikuar para ndeshjes, veçanërisht tani sepse brenda javëve të ardhshme ka shumë ndeshje, një numër të madh i ndeshjeve të mira dhe të vështira”, ka thënë 26-vjeçari. “Por, ne do të përpiqemi të mbajmë performancën tonë të mirë dhe shpresojmë që mund të fitojmë shumë ndeshje”
“Ne stërvitemi fortë çdo ditë. Ju mund ta shikoni se ka shumë kualitet në skuadrën tonë”
“Konkurrenca në futboll është e mirë gjithashtu për lojtarët”
Shaqiri mund të marrë pjesë në përballjen madhështore të Liverpoolit në kuadër të Premierë Ligës ndaj Tottenhamit në Wembley të shtunën./arbresh.info/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...