Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri vazhdon qëndrimin jashtë fushës për shkak të lëndimeve.
Mesfushori nga Gjilani nuk ka marrë pjesë as në ndeshjen e Stoke Cityt të zhvilluar këtë të shtunë ndaj kampionit në Premierë Ligë, Leicester City, shkruan portali arbresh.info.
Shaqiri është shfaqur në listën e lojtarëve të lënduar për ndeshjen e zhvilluar si mysafirë në stadiumin ‘King Power Stadium’, ku skuadra e Craig Shakespeare regjistroi fitore me rezultat 2 me 0.
Edhe pse ishte në dispozicion për 78 minuta në ndeshjen me skuadrën e tij kombëtare kundër Letonisë, ylli shqiptar i Zvicrës ka filluar të ndjejë sërish dhimbje në kofshë të këmbës.
Trajneri Markh Hughes ka konfirmuar gjithashtu se Xherdan Shaqiri nuk do të jetë në dispozicion as për ndeshjen kundër Burnleyt duke shtuar se 25-vjeçari mund të rikthehet në takimin kundër Liverpoolit./arbresh.info
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë