Google ADS

Xherdan Shaqiri afër rekordit të madh të legjendës David Beckham

18:13 | 19 Shtator 2017
Arbresh Info

Xherdan Shaqiri di të shënojë vetëm gola të jashtëzakonshme dhe tani ylli shqiptar i Stoke Cityt është afër rekordit spektakolar nga David Beckham.

Mesfushori i Zvicrës shënoi një tjetër gol të bukur nga distanca kundër Newcastles të shtunën, transmeton portali arbresh.info. Edhe pse goli nga 30 metra nuk e ndaloi skuadrën e tij që të pësonte disfatë me rezultat 2 me 1 në përballjen në Premierë Ligë, ajo e afroi yllin shqiptar tek një rekord.

Goli i tij ishte i gjashti radhazi nga zona jashtë penaltisë në ligën më të madhe të Anglisë dhe kjo e vendos atë me vetëm dy gola prapa ish kapitenit të Anglisë dhe legjendës së Manchester United, David Beckahmit, dhe i ish yllit të Blackburnit, Tugay.

Momenti kur Xherdan Shaqiri realizoi golin nga 30 metra kundër Newcastles të shtunën
Momenti kur Xherdan Shaqiri realizoi golin nga 30 metra kundër Newcastles të shtunën

Goli i fundit nga distanca prej tetë gjithsej që Beckham shënoi, erdhi në fillim të sezonit 2000/01 për “Djajtë e Kuq”. Shtatë vite më vonë, rekordi i tillë u barazua nga Tugay.

Tani, Shaqiri është pran atij rekordi dhe shpreson madje ta tejkalojë atë para se të mbyllet sezoni.

Ish ylli Bayern Munichut dhe Interit nisi me gola nga distanca rastësisht dy vite më parë ndaj Newcastles duke shënuar nga 20 metra.

Shaqiri shpreson t’i afrohet asaj shifre kur Chelsea viziton Stoke Cityn të shtunën në Bet365./arbresh.info/

Xherdan Shaqiri mund të bëhet së shpejti pjesë e historisë së Premierë Ligës
Xherdan Shaqiri mund të bëhet së shpejti pjesë e historisë së Premierë Ligës

Të ngjashme