Xhemajli: U frikësuam në fillim ndaj Milanit!

21:52 | 8 Shkurt 2017
Arbresh Info

Mbrojtësi shqiptar i Bolognas, Blerim Xhemajli ka folur për media pas përfundimit të pjesë së parë të ndeshjes kundër AC Milanit.

Reprezentuesi i Zvicrës thotë se ishin të frikësuar në fillim të ndeshjes së xhiros së 18 në Serie A kundër AC Milanit, transmeton portali arbresh.info.

“Në fillim ne ishim pak të frikësuar për shkak të asaj që ndodhi shumë keq ndaj Napolit”, tha fillimisht Xhemajli. “Më pas ne krijuam dy ose tri shanse dhe duhet të vazhdojmë kështu edhe në pjesën e dytë sepse kemi një lojtar më shumë në fushë”

Bologna aktualisht qëndron në pozitën e 13 në tabelën e Serie A me vetëm 28 pikë, ndërsa Milani qëndron në pozitën e 7 me 38 pikë./arbresh.info

Të ngjashme