E njeh shumë mirë kampionatin italian dhe e di se çfarë duhet bërë për të arritur deri në fund dhe për të fituar titullin.
Blerim Xhemaili, ish-mesfushor i Napoli-t, Torino-s dhe Bologna-s, ka folur për Sky Sport në lidhje me luftën për titull në Serinë A dhe për momentin e Inter dhe Milan.
“Zikaltrit kanë një organikë më të madhe në krahasim me Milan dhe mund të ndërrojnë shumë lojtarë në çdo pozicion, dhe në një vit të veçantë si ky kjo mund të bëjë diferencën”, ka shpjeguar Xhemaili.
“Conte ka në dispozicion një mesfushë të pabesueshme që në vitet e kaluara e ka patur vetëm Juventus: Vidal ka gjetur formën më të mirë, Barella është i domosdoshëm, ndërsa Brozovic është i pazëvendësueshëm”.
Pavarësisht nga kjo, mesfushori zgjedh Djallin:
“Unë shpresoj te Milan, sepse jam një tifoz i kuqezinjve që në fëmijëri. Mund ta fitojë titullin, veçanërisht tani që ka marrë Mandzukic, një lojtar që është mësuar të fitojë”.
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...