Futbollisti shqiptar, Blerim Xhemaili ka shënuar tjetër gol në Amerikë. Duket se ai është adaptuar për mrekulli te skuadra e tij Montreal Impact, ku për katër ndeshje sa ka zhvilluar ka shënuar tri gol.
Mesfushori i Kombëtares zvicerane realizoi një gol të bukur dhe vendimtar për fitoren minimale 1 me 0 kundër Neë York Red Bulls, shkruan IndeksOnline.
Pas ndeshjes ai u mbulua me deklarata pozitive nga bashkëlojtarët, duke thënë ata se shqiptari po bënë një punë të shkëlqyer që nga ardhja e tij.
“Ai është në një proces të të mësuarit në këtë ligë. Ai sonte ishte njeriu i ndeshjes”, ka thënë portieri i Montrealit Evan Bush.
“Ai është lojtar me cilësi, dhe kjo vetëm sa ka nisur”, ka thënë menaxheri Mauro Biello.
Me këtë fitore skuadra e shqiptarit tani radhitet në pozitën e 10- me 16 pikë, por ka dy ndeshje më pak të zhvilluar
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...