“Xhebrailat” bojkotojnë festën e titullit të Ballkanit: Nuk jemi pyetur për organizimin

16:15 | 21 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Ballkani do të festojë titullin pa tifozët e tyre “Xhebrailat”.

Këta të fundit këtë e bën të ditur më anë të një postimi. Sipas “Xhebsave”, kryesia e klubit ka një muaj që nuk i ka pyetur për organizimin e festës për titull.

Mw poshtw postimi i tyre:

Festa e Komunws dhe Ballkanit, por asnjwherw e Xhebrailave.

Tash e një muaj kan filluar përgaditjet për festën madhështore të titullit, e organizuar nga Komuna dhe Ballkani, Xhebrailat qoft vetëm edhe një herë nuk u thirrën të shprehin ndonjë mendim apo ide, Xhebrailat kishin vetëm një kërkesë që të dilte festa e bukur, vetëm NJË, dhe ajo nuk u realizu duke e zhagitur tash e 1 muaj dhe vetëm një ditë nga festa tradhtohemi, siç e dini ne jemi organizatë serioze dhe asnjeherë nuk lejojmë që të poshtërohemi nga ASKUSH.

Andaj Xhebrailat nuk do të jenë në Festë dhe as në lojë, aq më tepër në nje ditë historike, por durimi jonë ka fund. Çdo flamur apo pankartë që është vënë në emër të Xhebrailave do të hiqet, nuk lejojmë të njolloset emri ynë, sepse është emër më i madh se të gjithë.

Me Rrespekt,
Tifozeria e Qytetit, Xhebrailat 1992.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme