Bayern Leverkuseni është duke kaluar në formë të jashtëzakonshme këtë sezon ku pas 27 ndeshjeve në të gjitha garat ende nuk e ka humbur asnjë.
Aspiranat gjithashtu prijnë në tabelën e Bundesligës me 48 pikë, katër më shumë se Bayern Munich, shkruan Arbresh.info.
Para ndeshjes me ish skuadrën e tij Monchengladbach, mesfushori shqiptar Granit Xhaka ka folur rreth formës së ekipit trajnerit dhe formës fizike të tij.
“Do të vijë dita kur Xabi Alonso do të hedhë hapin e madh, është krejtësisht normale në futboll. Por sot ne nuk e kemi ndjesinë se diçka e tillë është në mendimet e tij”, tha fillimisht Xhaka.
Ai tutje shtoi se Alonso vrapon më shumë se vetë lojtarët në stërvitje.
“E shohim çdo ditë, ai vrapon pothuajse më shumë se ne në stërvitje. Xabi na transmeton urinë e tij dhe dëshirën për të fituar. Dhe, sigurisht që edhe ne përpiqemi të tregojmë se duam të njëjtën gjë”, shtoi Xhaka.
Xhaka tregoi se në zhveshtore me Alonson nuk flasin për titullin kampion apo fitimin e trofeve.
“Pasi ka fituar një mentalitet fituesi si futbollist. Besojeni ose jo, ne nuk flasim fare në dhomat e zhveshjes për titullin apo fitimin e trofeve”, vazhdoi mesfushori shqiptar.
Ylli i Zvicrës në fund foli edhe për formën e tij dhe tregoi se ndjehet mjaft rehat tek skuadra e Leverkusenit.
“Mendoj se nuk kam bërë një punë të keqe gjatë viteve të fundit, përndryshe nuk do të isha këtu ku jam.Kam patur një karrierë të shkëlqyer dhe ndihem shumë rehat te Leverkuseni. Gjithashtu jam në formë shumë të mirë”, përfundoi lojtari më i mirë i Zvicrës për vitin 2023.
Granit Xhaka është transferuar tek skuadra e Leverkusenit gjatë verës së vitit 2023./Arbresh.info/
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...