Google ADS

Xhaka vendos nëse do të qëndroj apo jo te Arsenali

11:39 | 30 Janar 2022
Lorik Gerbeshi
Granit Xhaka ishte “ëndrra” e Jose Mourinho dhe Romës, ku pas merkatos së verës e tentoi lojtarin shqiptarë edhe gjatë kësaj merkatoje.

Por as këtë herë drejtuesit e Romës nuk kanë mundur të bindin Arsenalin që të lërë të lirë mesfushorin, të paktën në këtë merkato, pasi Xhaka ka vendosur të vazhdojë të luajë për “topçinjtë”.

Sipas ekspertit të transferimeve të Sky Sport Italia, Fabrizio Romano, “Topçinjtë” kanë vendosur që Xhaka të mos lirohet në mes të sezonit.

Mesfushori 29-vjeçari ka vetëm 13 paraqitje zyrtare deri më tani këtë sezon te Arsenali.

Kontrata e tij skadon në qershor 2024, pasi e ka zgjatur atë në gusht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme