Granit Xhaka është duke kërkuar shtëpi në Milano, duke qenë se nuk planifikon më të luajë për Arsenalin dhe mendon të transferohet te Rossonerët që në afatin kalimtar të janarit.
Mesfushori shqiptar pritet të largohet nga Emirates Stadium pas reagimit ndaj tifozëve dhe marrjes së shiritit të kapitenit nga klubi.
Ai nuk ka luajtur për Topçinjtë që nga ndeshja ndaj Crystal Palace, kur edhe shpërtheu pas fishkëllimave të tifozëve, ndërsa RSI raporton se 27-vjeçari dëshiron ta finalizojë kalimin te Milani pas vitit të ri.
Drejtori ekzekutiv i Rossonerëve, Ivan Gazidis, i cili ka punuar te Arsenali dhe ishte angazhuar pikërisht në transferimin e Xhakës në vitin 2016, do t’i udhëheqë bisedimet për kalimin e shqiptarit te klubi italian.
Në ndërkohë, trajneri i klubit anglez, Unai Emery, ka pranuar se mesfushori (që nuk ka luajtur në katër ndeshjet e fundit) mund të mos luajë kurrë më për Arsenalin. /Telegrafi/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...