Granit Xhaka ka zënë vend në formacionin e parë të Arsenalit për ndeshjen kundër Evertonit, ku Mikel Arteta do të debutojë si trajneri i ri i Topçinjve, përderisa Carlo Ancelotti do ta shikojë skuadrën e tij të re nga tribuna.
Evertoni i drejtuar nga trajneri i përkohshëm Duncan Ferguson do ta presë sot në orën 13:30 skuadrën e Arsenalit, të drejtuar nga trajneri i ri Mikel Arteta, në Goodison Park, në kuadër të xhiros së 18-të të Premierligës, raporton Gazeta Express.
Kjo është hera e parë që ish-ndihmëstrajner i Pep Guardiolës në Manchester City, Mikel Arteta, po e drejton skuadrën e Arsenalit në një ndeshje dhe ai ia ka besuar Granit Xhakës një vend në formacionin e parë.
Në anën tjetër, kjo do të jetë ndeshja e fundit për Duncan Ferguson si trajner i përkohshëm i Evertonit, pasi që klubi e ka zyrtarizuar emërimin e Carlo Ancelottit në postin e trajnerit. Italiani do ta ndjekë ndeshjen e sotme nga tribuna.
Formacionet e të dyja skuadrave:
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...