Leverkuseni arriti mbrëmë të kualifikohet në gjysmëfinale të Europa League pas barazimit 1-1 ndaj West Ham United.
Në sfidën e parë Leverkuseni mposhti West Hamin 2-0, shkruan Arbresh.info.
Njëri nga lojtarët kyç të këtij sezoni te Leverkuseni në një intervistë për TNT Sports, Granit Xhaka foli sa i përket ndeshjes ndaj West Hamit.
“E kemi ndjerë atmosferën në pjesën e dytë. Tifozët po e shtynin West Hamin para. Ishim me fat në pjesën e parë, por portieri bëri disa pritje. Në pjesën e dytë patëm fytyrë tjetër. E kontrolluam ndeshjen dhe kjo është forca jonë. Në përgjithësi, jemi të lumtur që avancuam tutje”, ka thënë fillimisht Xhaka.
Tutje ai foli për titullin kampion të fituar për herë të parë në histori dhe objektivat e klubit në Europa League.
“Është e pabesueshme, pas shtatë vitesh në Gjermani, të fitosh titullin e parë në histori të Leverkusenit është e pabesueshme. Por ne duam më shumë. Kjo skuadër dëshiron të fitojë çdo gjë. Jemi në gjysmëfinale, dhe nëse vjen deri këtu, dëshiron të fitosh”, shtoi tutje.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka tregoi për karakterin dhe mentalitetin fitues që ka marrë skuadra e tij.
“Kemi shënuar 30 gola pas minutës së 80-të dhe kjo është e pabesueshme për shkak të cilësisë, por edhe për shkak të mentalitetit. Besojmë deri në fund. Kjo skuadër ka karakter tjetër, tjetër mentalitet. Këtë e kemi shfaqur çdo tre ditë, edhe në Bundesligë edhe në Evropë. Jemi krenar që jemi pjesë e kësaj skuadre”, u shpreh ai.
Për fund Xhaka foli edhe rreth kundërshtarit të Leverkusenit në gjysmëfinale të Europa League, ku vlerësoi jashtë mase kundërshtarët.
“Roma është skuadër e Ligës së Kampionëve, sipas opinionit tim. Me De Rossin, trajnerin e ri, po bëjnë shumë mirë. Ndeshjen e parë e luajmë mysafir. Do të mundohemi të marrim diçka atje, e më pas të provojmë t’i dhurojmë tifozëve finalen në Dublin”, përfundoi 31-vjeçari.
Granit Xhaka këtë sezon me Leverkusenin ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim./Arbresh.info/
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë