Chelsea dhe Arsenali kanë bërë publike formacionet zyrtare për finalen e Evropa Ligës.
Dy gjigantët anglezë kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për finalen e këtij edicioni në kompeticionin e dytë më të madh nga UEFA, shkruan portali arbresh.info.
Granit Xhaka është pjesë e formacionit startues te Arsenali të përzgjedhur nga trajneri spanjoll Unai Emery, i cili është i njohur për suksesin e të të jashtëzakonshëm në këtë garë, ndërsa Shkodran Mustafi është në dispozicion vetëm nga bankina.
Chelsea tashmë ka siguruar me anë të pozitës në Premierë Ligë një vend në Ligë të Kampionëve edicionin e ardhshëm, ndërsa për “Topçinjtë” kjo ndeshje është vendimtare për shkak se ata përveç trofeut synojnë edhe futbollin e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Takimi zhvillohet në stadiumin olimpik Baku në Azerbajxhan nga ora në ora 21:00./arbresh.info/
Eskalon në fyerje debati mes Xuxit dhe Gjestit
OKB pezullon dërgesat e ndihmave përmes kalimit kryesor të G...
Ancelotti tregon pse u largua Jude pas pjesës së parë
KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në ver...
Salah: Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë të shënosh në A...
Vlorë: 41-vjeçari theret disa herë me thikë