Xhaka s’po mendon as për Mourinhon e as për Romën derisa të përfundojë “Euro 2020”

09:33 | 12 Qershor 2021
A. B.

Granit Xhaka është i fokusuar vetëm në Kampionatin Evropian.

Mesfushori shqiptar kërkohet me ngulm nga Jose Mourinho te Roma, madje raportohet se bisedimet janë shumë të avancuara mes klubeve – por Xhaka s’dëshiron të flasë për këtë, jo derisa të përfundojë “Euro 2020”.

“Gjithmonë ka spekulime kur tregu është i hapur, por s’dua të flas për të ardhmen time”, tha Xhaka para ndeshjes me Uellsin.
“Do të vazhdoj kështu deri në fund të turneut, dhe cfarë ndodh më pas ju do ta merrni vesh”.

“Asgjë tjetër nuk më tërheq vëmendjen. Unë jam në formë dhe i motivuar dhe mezi pres të bëj shumë gjëra”.

“Ky turne është shumë i rëndësishëm për ekipin dhe Zvicrën dhe ne duam ta tregojmë me paraqitje të mira këtu”.

Turqi vs Itali ishte ndeshja hapëse e “Euro 2020” që u zhvillua në Olimpico të Romës.

Të besuarit e Roberto Mancinit e fituan këtë ndeshje me rezultat të pastër, 3-0.

Nga ora 15:00, do të zhvillohet ndeshja tjetër në Grupin A, në mes të Uellsit dhe Zvicrës.

Nga minuta e parë për Zvicrën pritet të zbresin në fushë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi.

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera, ato të Grupit B.

Nga ora 18:00 do të përballen Danimarka me Finlandën, derisa nga ora 21:00 do të luajnë favoritët e grupit, Belgjika me Rusinë. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme