Futbolllistet e njihur shqiptar, Granit Xhaka, Xherdan Shaqir dhe Andi Zeqiri sot do të zbresin në fushë për herë të parë në fushë për të luajtur kundër Kosovës, shtetit amë të tyre.
Një artikull te veçantë për këtë fakt e ka shkruar sot gazeta e madhe zvicerane “Blick” që e cilëson këtë përballje të yjeve të tyre nga Kosova si përballje me “rrënjët e tyre”
“Sot do të jetë një lojë shumë e veçantë për Andi Zeqirin, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin. Yjet e kombëtares sonë për herë të parë në karrierën e tyre luajnë kundër Kosovës, vendit të prindërve, rrënjëve të tyre”, shkruan “Blick”.
“Xhaka, i cili luan ndeshjen e 100-të për Zvicrën kundër Kosovës, Shaqiri dhe Zeqiri mezi presin takimin special. Një lojë miqësore që kërkon miqësi. Zvicra dhe Kosova ndajnë një miqësi të madhe”, vazhdon artikulli i gazetës zvicerane.
Kujtojmë se, Xhaka, Zeqiri dhe Shaqiri kanë deklaruar para ndeshjes se do të japin maksimumin për të marrë fitore kundër Kosovës.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...