Arsenali do të mbyllë xhiron e 15-të në Premier Ligë kur ata do ta vizitojnë Evertonin në Goodison Park të hënën mbrëma me fillim nga ora 21:00.
“Topçinjtë” vijnë pas një humbje 3-2 ndaj Manchester United në Old Trafford, teksa ata do të kërkojnë këndelljen dhe tre pikët e reja për të vazhduar luftën për një vend në top-katërshe këtë edicion.
Skuadra nikoqire ndërkohë, Evertoni është pa fitore që nga shtatori, duke shkuar në një ecuri prej tetë ndeshjeve radhazi pa fitore në ligë (6 humbje, 2 barazime).
Tek Arsenali një lajm mjaft pozitiv për këtë sfidë mund të jetë rikthimi i Granit Xhakës në skuadër.
Zvicërani duket se ka marrë dritën jeshile për t’u përfshirë në skuadër pas një kohe të gjatë që e mbajti të lënduar.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, Xhaka ka shkruar një tekst ‘Jam rikthyer’, si dhe një foto tjetër duke treguar për ditën e ndeshjes ‘Game Day’, duke dhënë indikacione që ai është rikthyer në skuadër.
Rikthimi i tij mund të konsiderohet tejet i rëndësishëm për skuadër, pas vështirësive në pozicionin e mesfushës te Arsenali këtë sezon.
Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta në fundjavë tregoi se fitnesi i Xhakës ka përparuar në një “tjetër nivel” dhe sipas tij do të vendosin kur është momenti më i mirë për të filluar.
Granit Xhaka on Instagram story: “I’m back.” [IG: granitxhaka] #afc pic.twitter.com/dy7kUxA6ob
— afcstuff (@afcstuff) December 6, 2021
“Këtë javë ai ka përparuar sërish në një nivel tjetër, dhe nesër do të vlerësojmë se si është, do të bisedojmë me të dhe do të vendosim se kur është momenti më i mirë për të filluar”, ishte shprehur Arteta.
Ndërkohë i pyetur nëse do të ishte një nxitje rikthimi i Xhakës, spanjolli u shpreh: “Po, do të jetë dhe na mungon, ai është një nga liderët tanë, një nga lojtarët e vjetër që i shton diçka shumë të vlefshme skuadrës dhe shpresojmë se mund ta kthejmë atë së shpejti”, kishte deklaruar ndër të tjerash tekniku spanjoll.
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...