Interi raportohet të jetë duke kërkuar transferimin e mesfushorit Granit Xhaka derisa Antonio Conte thuhet se synon t’i jap një formë tjetër skuadrës.
Gazeta zvicerane RSI Sport thotë se arritja e Contes do të thotë që Interi është më pranë shërbimeve të kapitenit të Zvicrës ndërkohë që Xhaka refuzon të hedhë poshtë këto lidhje, transmeton portali arbresh.info.
Arsenali mund të jetë i hapur për të shitur kosovarin sepse Unai Emery dëshiron të mbledh të holla për t’i shpenzuar në merkato.
Dështimi i Arsenalit për të fituar Evropa Ligën do të thotë se ata nuk do të jenë sezonin e ardhshëm në Ligë të Kampionëve dhe Emery ka në dispozicion vetëm 45 milionë buxhet.
Arsenali përfundoi në pozitën e pestë në Premierë Ligë sezonin e kaluar, vetëm një pikë prapa Tottenhamit në pozitën e katërt dhe Emery beson se duhet freskuar skuadra në merkaton e ardhshme.
Xhaka iu bashkua Arsenalit në maj të vitit 2016 nga Borussia Monchengladbachi./arbresh.info/
“Jam që 48 vite në futboll” – deklarata e Ancelottit pas El ...
10 ushqimet ideale që duhet të konsumohen në mëngjes
Moti sot me diell
Osteoporoza, shtohet një tjetër faktor rreziku
A kërcënohet demokracia pas zgjedhjeve në Austri?
“Mjeshtri” Flick brenda katër ditëve deklasoi Bayernin dhe R...