Arsenali kishte një numër të madh lojtarësh që performuan mirë në finale të ‘FA Cup’ të shtunën.
Per Mertesacker dominoi kundër Diego Costas, Alexis Sanchez ishte palodhshëm dhe vdekjeprurës, ndërsa Mesut Ozil tregoi se mund të performojë edhe kundër skuadrave të mëdha, transmeton portali arbresh.info.
Danny Welbeck dhe Nacho Monreal morën lëvdata për paraqitjet e tyre, por ishin Granit Xhaka dhe Aaron Ramsy të cilët ndoshta kishin më së shumti ndikim në lojë. Të dy lojtarët janë kritikuar ashpër këtë sezon, por ata kanë qenë fantastik në sistemin e ri të Arsenalit 3-4-3.
Sidoqoftë, ylli shqiptar Granit Xhaka duke se ka shkëlqyer më shumë sepse është përmirësuar dukshëm në disiplinë, vetëpërmbajtje dhe në saktësi të pasimeve nën udhëheqjen e trajnerit francez Arsene Wenger. Nga ana tjetër, reprezentuesi uellsian Aaron Ramsey ka pasur lirinë për të shkuar edhe në sulm duke shënuar gola dhe veproi ngjashëm si në sezonin 2013/14.
Chelsea nuk ishte në gjendje t’i ndalojë ata, madje as “PFA Lojtari i Vitit” N’Golo Kante dhe bashkëlojtari i tij në mesfushë Nemanja Matic.
Lexo edhe: Goditja e lirë më e tmerrshme e Cristiano Ronaldos në karrierën e tij (VIDEO)
Derisa Xhaka kontrollonte lojën duke shfrytëzuar forcën dhe kreativitetin e tij, Ramsey ishte kudo në fushë, madje shënoi edhe golin e fitores.
Një video e publikuar së fundmi në rrjete sociale me pjesët më të mira të dyshes në finalen e ‘FA Cup’ është vërtetë impresive. Xhaka dhe Ramsey u kombinuan në mënyrë perfekte duke thyer shpesh sulmin e Chelseat dhe më pas duke krijuar shanset e tyre./arbresh.info
Shikoni videon më poshtë për më shumë:
https://twitter.com/1GAFC/status/868901836555780096
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...