Granit Xhaka është njëri prej lojtarëve kyç të kombëtares së Zvicrës.
Ai ka qenë në dyshim nëse do të parqitet në ndeshjen çerekfinale te Euro 2024 ku Zvicra e luan ndaj Anglisë, shkruan Arbresh.info.
Sipas Blick, ai do t’i nënshtrohej një skanimi MRI për shkak të disa problemeve.
Ndërkohë The Sun raporton se ai do të jetë i aftë për t’u përballur me Anglinë pas rezultateve të testeve.
Xhaka në ndeshjen e 1/8 së finales ndaj Italisë, gjatë pjesës së parë mori një ndërhyrje nga stafi mjekësor i Zvicrës pas një shqetësimi që pati.
Por futbollisti nga Kosova ‘shtrëngoi dhëmbët’ dhe vazhdoi të luaj deri në fund.
Zvicra triumfoi 2-0 në këtë sfidë dhe ditën e shtunë do të ndeshet me Anglinë për kualifikimin historik në gjysmëfinale.
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...