Google ADS

Xhaka pas fitores ndaj Valencias: Treguam karakter, duhet ta përsëritim sërish

09:04 | 3 Maj 2019
Arbresh.info

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka ka reaguar me anë të rrjeteve sociale pas fitores së Arsenalit në shtëpi ndaj Valencias.

Arsenali ka fituar me rikthim 3-1 në përballjen me Valencian në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Golat në këtë fitore të Topçinjve u shënuan nga dyshja sulmuese, Alexander Lacazette (18′, 26′) dhe Pierre-Emerick Aubameyang (90+).

Njëri nga më të dalluarit në këtë ndeshje padyshim se ishte edhe mesfushori shqiptar, Xhaka, i cili asistoi tek goli i dytë i sulmuesit francez.

Xhaka gjatë një dueli në ndeshje (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, Xhaka ka shfrytëzuar profilin e tij zyrtar në Facebook për të reaguar për shpirtin e skuadrës.

“Ne treguam karakter sonte. Edhe në javën e ardhshme ne duhet ta bëjmë përsëri atë”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, ndeshja e kthimit në Mestalla zhvillohet pas një jave apo 9 maj, ndërsa finalja e madhe e Ligës së Evropës luhet në Baku Olympic Stadium me 29 maj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme